VIDEO/ Presidenti i kërkon ekipit të braktisë ndeshjen në Turqi, lojtari i ulet në gjunjë dhe i lutet të vazhdojnë

Një ngjarje e rrallë ka ndodhur në Superligën e Turqisë. Pas skandalit të një jave më parë, kur presidenti i klubit Ankaraguçu goditi me grusht arbitrin e takimit, sot kreu i Istanbulsporit i ka kërkuar skuadrës së tij të braktisë ndeshjen. Verdhezinjtë nga Stambolli ishin duke humbur me shifrat 1-2 kundër Trabzonsporit, ndërsa presidenti i klubit ishte i pakënaqur me arbitrimin. Istanbulspori pretendoi për një penallti gjatë lojës, por gjyqtari kryesor nuk akordoi 11 metërsh.

Për këtë arsye, numri 1 i klubit i bëri thirrje lojtarëve të tij që të largohen nga ndeshja. Një vendim që nuk u mirëprit nga të gjithë. Njëri prej futbollistëve të skuadrës verdhezi u ul në gjunjë dhe iu lut presidentit që të vazhdonin lojën. Por vendimi i tij ishte i pakthyeshëm. Istanbulspori u largua përpara kohe nga fusha, duke braktisur kështu sfidën. Mbetet për t’u parë se cili do të jetë dënimi i Federatës për këtë veprim të Istanbulsporit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *