VIDEO/ Mançester Siti “i fsheh” portën ekipit japonez, fiton bindshëm dhe kualifikohet në finalen e Kupës së Botës për klube

Mançester Siti-Fluminense do të jetë finalja e Kupës së Botës për klube. “Qytetarët” kanë mposhtur lehtësisht Uravën mbrëmjen e sotme, duke mos e vënë në asnjë moment në dyshim kalimin në finale. Ekipi i Guardiolës ka triumfuar bindshëm me shifrat 0-3 ndaj japonezëve.

Siti ishte në një tjetër nivel për Uravën, e cila regjistroi vetëm 2 goditje gjatë gjithë ndeshjes. Madje, edhe ato 2 gjuajtje përfunduan jashtë kuadradit të portës. Ndërkohë Siti ka numëruar 25 goditje, ndër të cilat 9 ishin në portë, si dhe ka qarkulluar topin në 74% të kohës. Golat në këtë takim u shënuan nga Hojbrateni (autogol 45’+1’), Kovaçiçi (52’) dhe Bernardo Silva (59’)./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online