FSHF Sunday League Albania 11 vs 11 në Korçë / FC Helzag fiton sërish titullin kampion

Është zhvilluar finalja e këtij edicionit të kampionatit të futbollit amator “FSHF Sunday League” në formatin 11×11 në zonën e Korçës. FC Helzag dhe KF Kalaja u përballën në sfidën e luajtur në stadiumin “Skënderbeu” i Korçës dhe me një pjesëmarrje të madhe të tifozëve.

Sfida ka qenë mjaft e bukur dhe e luftuar, me pjesën e parë që u mbyll në barazim, duke u vendosur vetëm nga një gol i shënuar në minutën e 58-të nga Florenc Shkëmbi, që i dha kësisoj fitoren FC Helzag 1-0 dhe njëkohësisht i dhuroi trofeun e dytë kampion kësaj skuadre.

Në përfundim të finales u zhvillua edhe ceremonia e dorëzimit të trofeut nga Drejtori e Futbollit Amator në FSHF, teksa ky ishte edicioni i tretë i këtij kampionati të futbollit amator në zonën e Korçës, ku merrnin pjesë 11 skuadra të përbëra nga futbollistë amatorë. Të gjitha ndeshjet janë drejtuar nga arbitra profesionistë dhe të pranishëm në çdo takim kanë qenë mjekët sportivë, ambulanca dhe shërbim të sigurisë fizike.

Kampionati u zhvillua i ndarë në dy grupe, A & B, ndërsa pas ndeshjeve të luajtura në secilin grup, u zhvillua edhe faza play-off, ku dy skuadrat e renditura në vendin e parë dhe të dytë në grupin A dhe B u ndeshën me njëra-tjetrën për të siguruar një vend në finalen e madhe.

FSHF e ka mbështetur fuqishëm futbollin amator, duke organizuar kampionate në formate 5×5, 9×9 dhe 11×11, në të gjithë vendin, teksa janë të shumtë të rinjtë që i janë bashkuar këtyre kompeticioneve me pjesëmarrjen që ka ardhur në rritje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *