Shqipëria do lojtarin e Bundesligës, e konfirmon edhe Silvinjo: E njoh djaloshin!

Shqipëria kërkon që të marrë Brajan Grudën në Kombëtare. Ky ishte lajmi i publikuar nga Bild dhe që së fundmi është pohuar nga ana e trajnerit, Silvinjo. Braziliani ishte i ftuar në “News 24” me Trevisa Tufën dhe e konfirmoi interesimin për Grudën.

“E njoh futbollistin, por nuk është vetëm ai, janë shumë shqiptarë në Europë, në të gjithë botën. Kjo është pjesa e punës sonë që duhet të kuptojmë se cili është i duhuri. Në fund, nuk jemi ne që vendosim, vendos futbollisti.

Se ai, ndonjë tjetër apo shumë të tjerë që duan të luajnë për Shqipërinë, shumë bukur, ne jemi këtu, Kombëtarja i ka gjithnjë dyert e hapura. Janë shumë shqiptarë, por e njoh djaloshin, është mëngjarash, luan me Mainz në Gjermani në Bundesligë, por siç e thashë janë edhe shumë të tjerë”, tha Silvinjo. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online