Kristjan Asllani ka kthyer përmbys planet e Interit, e zbulon Fabricio Romano: Interi e kishte vendosur për ta larguar në janër

Fabricio Romano ka zbuluar prapaskenat në radhët e Interit. Eksperti i merkatos ka thënë në “SOS Fanta” se Interi kishte marrë vendimin për të larguar Asllanin në muajin janar. Por mesfushori shqiptar ka kthyer situatën përmbys dhe ka prishur planet e klubit. Minutat për të po vijnë në rritje dhe kjo vetëm falë paraqitjeve mjaft pozitive të zhvilluara kundër Salcburgut dhe Romës.

“Deri përpara katër javëve ai ishte një kandidat serioz për t’u larguar në janar. Gjithsesi, në ndeshjet e fundit ai e ka ndryshuar historinë e tij”, ka thënë Fabricio Romano./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *