VIDEO/ Drejtuesit e klubit brazilian tërbohen nga arbitrimi, shkojnë të sulmojnë dhomën e VAR-it pas vetëm 10 minutave lojë

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Brazil. Ndeshja mes Gremios dhe Korinthiasit është shoqëruar me momente të moskontrollimit të emocioneve. Pas vetëm 10 minutave lojë, Korinthiasit iu mohua një 11 metërsh dhe lojtari Bruno Mendez u largua nga fusha me karton të kuq.

Drejtuesit e klubit brazilian nuk janë pajtuar kurrsesi me këto vendime të marra nga gjyqtarët dhe kanë vendosur të reagojnë. Alesandro Nunezi, drejtori i futbollit të Korinthiasit nuk e ka kapërdirë dot vendimin e VAR-it dhe ka shkuar të sulmojë dhomën ku gjendeshin arbitrat në fjalë. Punonjësit e sigurisë dhe të tjerë të pranishëm e kanë ndaluar të hyjë në brendësi të dhomës, duke shmangur kështu një situatë të pakëndshme për futbollin brazilian./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *