Armando Dobra shënon gol me peshë të madhe në Angli, lojtari shqiptar tund rrjetën ndaj ekipit që donte vendin e parë

Armando Dobra ka shënuar gol në ndeshjen e 50 që ka zhvilluar me Chesterfield në Nationals League në Angli. Sulmuesi shqiptar gjeti rrjetën në fitoren 4-2 kundër Barnet, atje ku realizoi golin e parë.

Dobra ngriti në peshë një stadium të stërmbushur. Chesterfieldi ndodhet në vendin e parë të kampionatit, ndërsa Barnet po ndiqte në vendin e dytë.

Por me këtë fitore të arritur, Chesterfield ndodhet pesë pikë avantazh nga Barnet dhe ka një ndeshje më shumë për të zhvilluar. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *