VIDEO/ Shënoi gol në Ligue 1, lojtari i klubit francez ia dedikon golin Dwamena-s

Ndarja nga jeta e Raphael Dwamena-s ka shtangur opinionin sportiv Shqipëri dhe jo vetëm. Humbja e parakohshme e jetës e sulmuesit të Egnatias ka solidarizuar edhe klube e lojtarë të huaj. Rasti më i fundit është ai i Moses Simonit.

Futbollisti i Nantes tundi rrjetën në ndeshjen e djeshme në Ligue 1 dhe mënjëherë ngriti ngriti lart fanellën për të treguar mesazhin e tij. “U prehsh në paqe Raph”, shkruhej në bluzën e tij. Futbollisti nigerian njihej personalisht me Dwamena-n, me të kohën kur të dy ishin pjesë e Levantes./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *