Berisha merr vlerësimin më të lartë në Serie A dhe Daku është mes më të mirëve në Rusi, kuqezinjtë vijnë në formë fantastike në Kombëtare

Lojtarët e Kombëtares po kalojnë një formë pozitive. Legjionarët kanë zhvilluar paraqitje mjaft të mira në fundjavën që lamë pas. Etrit Berisha shkëlqeu në portë kundër Napolit, duke qenë shpëtimtari i Empolit me pritjet e tij. Portieri i skuadrës toskane është përfshirë në formacionin më të mirë të javës në Serinë A nga “Whoscored.com”. Berisha ka marrë notën 8.8, e cila është edhe më e larta ndër 11 lojtarët e përzgjedhur në formacion.

Po ashtu, edhe Mirlind Daku është përfshirë mes më të mirëve të kampionatit. Sulmuesi shqiptar ka marrë notën 8.1 nga “Whoscored.com” dhe emri i tij gjendet në formacionin më të mirë të javës së kampionatit rus. Kuqezinjtë vijnë në formë fantastike në Kombëtare, çka jep shpresë për një një rezultat pozitiv kundër Moldavisë më 17 nëntor./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *