Kaos i pabesueshëm para ndeshjes Bullgari-Hungari, Szoboszlai: Hera e fundit që më ndodhi ishte kur isha 12 vjeç, nuk e dija të dielën se kisha të enjten ndeshje

Hungarisë i duhet vetëm një pikë për t’u kualifikuar zyrtarisht në Europian, por stafi dhe futbollistët e asaj skuadre, nuk e dinë se në cilën fushë do të luajnë. Bullgarët mund ta humbin ndeshjen në tavolinën sepse ka mbetur edhe pak kohë dhe nuk lejohen të luajnë në stadiumin e Plovdivit.Pronari i ndërmarrjes që kryen punët në stadiumin Boteva i ka dërguar një letër kryetarit të komunës së Plovdivit në të cilën kundërshton zhvillimin e ndeshjes për shkak se rindërtimi është duke u bërë dhe për këtë arsye beson se “nuk është e sigurt të luhet.”

Prandaj kryetari i Plovdivit refuzoi të nënshkruajë marrëveshjen që ndeshja mes Bullgarisë dhe Hungarisë të luhet në atë stadium, ai thjesht nuk e dëshiron atë lloj përgjegjësie mbi supet e tij dhe për këtë arsye Federata e Futbollit të Bullgarisë po rrezikon shumë. Për të folur rreth kësaj situate në Bullgari, ka komentuar edhe lojtari më i mirë i Hungarisë, lojtari i Liverpool, Dominik Szoboszlai.

“Ndoshta hera e fundit që më ka ndodhur ka qenë në kampionat kur isha 12 vjeç, kur nuk e dija të dielën nëse do të kishim një lojë të enjten. Por nuk ka kuptim të shqetësohem për atë që po ndodh në Bullgari, ose pse situata doli kështu, ne jemi të përqendruar vetëm në performancën tonë. Do të përgatitemi në të njëjtën mënyrë si për ndeshjet e mëparshme dhe do të arrijmë në Kampionatin Evropian”, tha Szoboszlai. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *