Eran Zahavi ka provokuar keq me krahasimin pas ndeshjes së fituar nga Kosova kundër Izraelit. Madje duke e krahasuar fushën e Kosovës me një stallë derrash.
“Ishte më shumë stallë derrash se fushë futbolli. E kemi ditur se nuk do të jetë lehtë në secilën situatë dhe nuk morëm pikë sonte. Do të japim çdo gjë në ndeshjet me Zvicrën dhe Rumaninë. Gjasat nuk kanë ndryshuar aq shumë. Por natyrisht do të ishte më mirë sikur të fitonim”, tha Zahavi. /Sport Ekspres/