Kosova do të përballet sot në mbrëmje me Izraelin në kuadër të kualifikueseve të Euro 2024. Ndeshja është jashtë dative zyrtare të UEFA-s, për shkak se nuk u zhvillua në muajin tetor prej luftës në Izrael. Trajneri i Kombëtares izraelite ka thënë në konferencë për shtyp se do të përpiqen t’i falin sadopak buzëqeshje vendit të tyre këtë mbrëmje. Gjithashtu deklaron se Kosova është gjendur në të shkuarën në të njëjtën situatë si Izraeli, duke e krahasuar lu.ftën me Hamasin njësoj si atë të UÇK-së me Serbinë.
“Sot luajmë si vend, jo si kombëtare futbolli. Në asnjë mënyrë nuk ndihemi të ngarkuar, ndjejmë një nder të madh të përfaqësojmë vendin dhe të përpiqemi t’i buzëqeshim atij. Jam shumë krenar që jam në Kosovë. E di që edhe ju keni pasur të njëjtën situatë si ne në të shkuarën. Shpresoj që në të ardhmen njerëzit tuaj dhe njerëzit tanë të jetojnë në një botë shumë herë më të mirë dhe më të paqtë”, ka thënë Alon Hazani./Halit Delibashi-Sport Ekspres/