Copenhagen-i është duke luajtur kundër Manchester United-it ndeshjen e katërt në grup në Champions League. Tifozët danezë u përpoqën të “kërcënonin” skuadrën angleze me banerin e shfaqur në tribunë përpara nisjes së takimit.
“Teatri juaj i maktheve”, ishte ironia e ultrasve të Copenhagen-it, duke ditur faktin se stadiumi Manchester United-it shpesh emërtohet si “teatri i ëndrrave”. Por koreografia e zgjedhur nuk i ka shkuar si duhet. Vetëm 3 minuta lojë dhe “djajtë e kuq” gjetën rrugën e rrjetës me anë të Hojlundit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/