VIDEO/ Tifozët e Dortmundit sulmojnë ish-presidentin e Juventusit dhe të PSG-së në Champions, hedhin edhe “shufra ari” në fushë

Tifozët e Dortmundit nuk e kanë ndalur protestën e tyre kundër UEFA-s. Ultrasit e klubit gjerman e kanë nisur pjesën e dytë të përballjes së sotme kundër Njukastëllit me protestë. “Ju nuk ju intereson sporti, juve ju interesojnë vetëm paratë”, shkruhej në banderolën e shpalosur në tribunën pas portës.

Gjithashtu më lart në një tjetër banderolë është shkruar edhe linku për të kundërshtuar reformën në Champions League. Tifozët e Dortmundit kanë vendosur të sulmojnë edhe me emra konkretë. Në një pankartë të tyren dallohen fytyrat e Al Kelaifit (presidentit të PSG-së), Andrea Anjelit (ish-presidentit të Juventusit) dhe të Xhani Infantinos (presidentit të FIFA-s), të gjithë të vënë bashkë nën moton: “Si të vrasim futbollin”. Protesta ka vijuar edhe me hedhjen e shufrave të rreme të arit dhe të çantave me para në fushën e lojës./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *