FSHF, seleksionime me futbollistët e shqiptarë të vitlindjes 2006-2009, që jetojnë në Europë, SHBA dhe kudo në botë

Federata Shqiptare e Futbollit do të organizoj seleksionimin e radhës me futbollistët e rinj shqiptarë, të cilët jetojnë në Shqipëri, Europë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe kudo në botë. Seleksionimet do të zhvillohen në datat 4 deri në 7 dhjetor 2023 në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit” për të gjithë lojtarët djem, të vitlindjes 2006-2009, që duan të provojnë veten me fanellën kuqezi.

Djemtë e vitlindjes 2006-2007 mund të marrin pjesë në seleksionim duhet të zgjedhin mes datave 4 dhe 6 dhjetor, ndërsa djemtë e vitlindjes 2008-2009 mund të regjistrohen për seleksionimin në datat 5 dhe 7 dhjetor. I gjithë procesi do të drejtohet dhe monitorohet nga trajnerët e katër ekipeve kombëtare të moshave si edhe nga Drejtori Teknik i FSHF-së, Fulvio Pea së bashku me përgjegjësin e sektorit të skautizmit.

Për të marrë pjesë të gjithë të interesuarit duhet të konfirmojnë pjesëmarrjen deri më 22 nëntor 2023, duke dërguar një kërkesë në adresën info@fshf.org.al. Ditën e seleksionimit lojtarët do të duhet të kenë me vete certifikatë mjekësore dhe lejen e lëshuar nga klubi ku luajnë.

Kjo nismë e ndërmarrë nga FSHF vjen si një rrjedhojë e kërkesave të komunitetit shqiptar në botë dhe rritjes së numrit të lojtarëve të perspektivës që jetojnë atje, të cilët duan të provojnë shanset për të luajtur me ekipet Kombëtare të Shqipërisë.

Qëllimi i seleksionimit është për të krijuar një ide më të qartë për elementët që duhen mbajtur në vëzhgim, për të afruar lojtarë të rinj në ekipet kombëtare të moshave.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *