Leçe ka barazuar me shifrat 1-1 ndaj Monzës ditën e sotme. Një tjetër paraqitje për t’u duartrokitur nga Ylber Ramadani. Mesfushori shqiptar është vlerësuar me notën 6 nga “Tutto.ercatoweb”-i. Media e njohur italiane shkruan se Ramada i është truri i Leçes dhe se çdo aksion i verdhekuqve e ka zanafillën nga këmbët e tij.
“Ai është truri i Leçes, të gjitha veprimet sulmuese i lindin nga këmbët e tij. Në momentin e presionit maksimal Monza humbet njëfarë distance, jo vetëm për fajet e tij. Në pjesën e dytë ai drejton lëvizjet e të gjithë ekipit”,ka shkruar “Tuttomercatoweb”-i./Halit Delibashi-Sport Ekspres/