Ernest Muçi ka gjetur formën e tij më të mirë. Sulmuesi shqiptar po shkëlqen me fanellën e Legias së Varshavës, me të cilët ka festuar sot golin e tretë në kampionat. Ish-lojtari i Tiranës ka shënjestruar portën me një goditje në kufijtë e zonës në minutën e 69.
I ndihmuar edhe nga devijimi i kundërshtarit, topi u ndal në rrjetë, duke kthyer kështu baraspeshën në fushën e lojës. Aktualisht Legia e Varshavës është duke barazuar me shifrat 1-1 në transfertë kundër Piast Glivices./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
ERNEST MUÇI ??(2001) WITH THE EQUALIZER!
?? @FootColicpic.twitter.com/c53dfC7MMk— Football Report (@FootballReprt) September 16, 2023