Interi ka shkatërruar Milanin në derbin e Serisë A në shifrat 5-1. Mkhitarian shënoi në minutën e 6, ndërsa Thuram dyfishoi shifrat me një super gol në të 38.
Leao ktheu në lojë Milanin në të 57, por jo për shumë kohë pasi Mkihtarian realizoi sërish, përpara se Calhangolu të shënonte në të 79 nga 11-metrat dhe Fratessi të jepte goditjen e fundit në shtesë. Kështu djalli nuk është më i frikshëm kur sheh ngjyrat zikaltër, përkundrazi, kthehet në ëngjëll. Menjëherë pas ndeshjes, Inzaghi i dha merita klubit për nënshkrimin me Thuram.
“Unë nuk e njihja Thuram. Klubi e kërkonte prej 12 muajsh, e donte edhe në janar. Fola edhe me Deshamps për të, më tha që është lojtar me shumë cilësi. Padyshim që merita është e klubit. A jemi ekipi më i fortë në Itali? Jo, duhet të vazhdojmë të punojmë, por ia dolëm, e dimë sesa rëndësi ka derbi për klubin”, tha Inzaghi. /Sport Ekspres/