Trajneri i njohur në Kosovë, Ismet Munishi, ka vendosur një bast sa i përket Mirlind Dakut. Sipas tij, ky futbollist do të shkojë në nivele shumë të larta, deri në Serinë A. Këtë deklarat Munishi e dha në emisionin “Kojshia SHOË”.
“Për mua Mirlind Daku do të shkojë shumë larg, i kam ditur gjithmonë kualitetet e tij. Do të bëhet një futbollist i madh, një ditë ka për të kaluar në Serinë A, në klubet më të mëdha. Kosova nuk e ftoi as kur shënoi shumë gola në Kosovë, as në Slloveni dhe as kur u transferua në Rusi”, përfundoi Munishi. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/