Arbitri i ndeshjes Shqipëri-Poloni futet keq në telashe, ka nisur hetimi për korrupsion

Jose Maria Sanchez Martinez, gjyqtari i ndeshjes kualifikuese të së dielës për kampionatin evropian të  Shqipëri–Poloni, është hetuar për përfshirje të mundshme në korrupsion. Raporti në këtë rast ka të bëjë me gjithsej katër gjyqtarë futbolli nga Spanja.

Siç raporton e përditshmja “El Debate”, hetimi për korrupsionin e dyshuar është urdhëruar nga Xhandarmëria spanjolle (Guardia Civil) nga gjyqtari Joaquin Aguirre, i cili po heton favorizimin e FC Barcelona nga ish-nënkryetari i kolegjit gjyqësor, Jose Maria Enriquez Negreira. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *