“Shqipëria nuk kishte një pykë si Daku”/ Prezantuesja i kujton Brojën, trajneri çudit: Nuk është niveli i Dakut

Afrimi i Mirlind Dakut te Shqipëria ishte një nga temat e diskutimit në studion e emisionit “Ekipi A“ në “A TV“. Trajneri nga Kosova, Batatina, është shprehur se Shqipëria ka bërë një goditje me marrjen e Dakut, pasi nuk ka një qendërsulmues të këtij niveli. Prezantuesja e emisionit ka ndërhyrë menjëherë për t’i kujtuar Armando Brojën, por Batatina thotë se lojtari i Chelsea-t nuk është niveli i Mirlind Dakut.

Batatina: “Kombëtarja e Shqipërisë nuk e ka pasur një pykë, apo një qendërsulmues të nivelit të Dakut, që mund ta mbajë barrën dhe të mund të fitojë të gjithë topat në ajër”.

Prezantuesja: “E ka trajner, por është i lënduar. Armando Broja”.

Batatina: “E ka, por niveli i Dakut nuk është”.

Prezantuesja: “Në Chelsea luan Broja”.

Batatina: “Ti mund të luash në Chelsea… Babai im para 40 viteve ka pasur një Zastava 101, por sot vozit BMË. Ndryshon bota. Shqipëria ka bërë hapin më të qëlluar që ka marrë një lojtar si Daku”./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *