“Kombëtarja është ‘top’ me çunat tanë”, Partizani krenohet me prodhimin e tij

Kombëtarja zhvilloi një paraqitje mjaft dinjitoze mbrëmjen e djeshme në Pragë. Kuqezinjtë barazuan me rezultatin 1-1 kundër Republikës Çeke, duke rritur ndjeshëm shanset për një kualifikim të mundshëm në Euro 2024. Titullarë nga minuta e parë në këtë përballje ishin edhe Jasir Asani me Ylber Ramadanin.

Të dy futbollistët zhvilluan një lojë të shkëlqyer, duke spikatur në fushën e lojës. Paraqitja e tyre ka bërë krenarë edhe drejtuesit e klubit Partizani. Kampionët në fuqi të “Abissnet Superiore“-s janë krenohen me prodhimin e tyre, teksa nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare në “Facebook“ kanë publikuar statistikat e lojtarëve për ndeshjen me Çekinë. Notat më të larta i takojnë pikërisht dy ish-lotarëve të Partizanit, Jasir Asanit dhe Ylber Ramadanit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *