Spanja ka marrë një fitore mjaft të thellë mbrëmjen e sotme. Kombëtarja iberike ka shpartalluar Gjeorgjinë me rezultatin 1-7. Alvaro Morata hapi serinë e golave në minutën e 22-të të takimit për andaluzianët, ndërsa më pas do të shënonte edhe dy gola të tjerë për Kombëtaren e tij.
Rrugën e rrjetës e gjetën edhe Dani Olmo (38‘), Nico Williams (68‘), Lamine Yamal (74‘). Kvirkvelia mban fajin për autogolin e shënuar në minutën e 27, ndërsa goli i vetëm për gjeorgjianët u shënua nga Chakvetadze në minutën e 49 të ndeshjes. Spanja turpëron kështu Gjeorgjinë në transfertë dhe shkon në vendin e dytë në grupin A, me 6 pikë të grumbulluara./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
Lamine Yamal goal on his debut for Spain
pic.twitter.com/nQ6u3IMdPW— Barca_szn (@AAfcb_) September 8, 2023