LAJM I FUNDIT/ “Çekët janë të gjatë? Nuk fitohet ndeshja me centimetra”! Berat Gjimshiti: Dua sërish Europianin, por jo si në Francë kur ngela jashtë

Pak minuta më parë kanë dalë në konferencën për shtyp trajneri Silvinjo dhe Berat Gjimshiti, që ka folur në rolin e kapitenit, një ditë para ndeshjes me Çekinë. Në fillim ishte mbrojtësi i Shqipërisë që iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve.

“Kemi një grup me eksperiencë dhe me lojtarë të rinj. Kemi besim 100% te vetja, nëse nuk ke besim në këto lloj ndeshjesh, do të ishte keq. Ne kemi 5 ndeshje finale, nuk janë vetëm këto dy ndeshje si finale për ne. Cekët janë shumë shtatlartë, ne nuk i arrijmë dot centimetrat e atyre. Megjithatë ne do të kemi përqendrim.

Nuk është vetëm gjatësia që ndryshon ndeshjen. Nëse ti ke besim te vetja, atëherë mund të fitosh duelet kundër kundërshtarit. Kemi lojtarë nga Lugina, nga Kosova, të shpërndarë në çdo trevë të Shqipërisë. Nuk kemi pasur kurrë kaq, është shumë e bukur dhe ne jemi një të gjithë. Ne do të luajmë për kombin tonë tani, nuk përshkruhet kjo. Dua që të kualifikohemi në Europian dhe të jemi pjesë e Europianit, se u kualifikuam në Francë dhe nuk shkova atje”, u shpreh Gjimshiti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online