Florian Marku është rikthyer më i fortë se më parë. Boksieri shqiptar ka zhvilluar një ndeshje boksi kundër Dylan Moran. Marku arriti që të fitonte dhe vazhdon të mbetet i pamposhtur.
Vetëm 54 sekonda i janë nevojitur Markut për të mbyllur gjithçka. Goditjet e njëpasnjëshme e vendosën “në gjumë” Moran, duke mos i lënë asnjë mundësi reagimi. Shumë shqiptarëve i ka shpëtuar kjo përballje pasi ndeshja e Markut u la shumë herët, duke u cilësuar si e një rëndësie të ulët.
Kjo i ka befasuar të gjithë, madje edhe vetë Markun që ka bërë debate të shumta me organizatorët duke kërkuar që ndeshja e tij të ishte sa më vonë, tek ato më të rëndësishmet. Për këtë arsye edhe hyrjen e Florianit e kemi humbur. Në të gjitha rastet Marku ka zgjedhur që të hyjë me këngë patriotike në ring, por jo këtë herë.
Floriani zgjodhi Salvatet mbi Pejgamberin, duke hyrë në ring me besimin në Zot për një rikthim të fuqishëm. Kjo video është shpërndarë kudo në rrjetet sociale dhe ka marrë shumë mbështetje, megjithëse nuk mungojnë komentet që i sygjeronin Markut sërish këngë patriotike, pa përfshirë fenë në sport. /Sport Ekspres/