Teuta dhe Tirana kanë barazuar me shifrat 2-2 në javën e dytë të Superiores. Bardheblutë kaluan të parët në avantazh me anë të Hasanit në minutën e 3, por Fili barazoi 7 minuta më vonë nga penalltia.
Gjinollari përmbysi Tiranën pak minuta më vonë, ndërsa pjesa e parë u ndërpre për disa minuta nga mungesa e energjisë elektrike. Në pjesën e dytë Tirana barazoi me Najdovskin dhe doli me barazim, por Teuta konfirmohet edhe njëherë tjetër si “mace e zezë” për bardheblutë. Më poshtë gjeni intervistat e trajnerëve për MCN TV:
Orges Shehi: “Kemi bërë një ndeshje të mirë edhe pse na vjen keq që kemi pësuar dy gola. Edhe në miqësore kemi pësuar dhe kjo është ajo çfarë ne duhet të punojmë për të rregulluar. Na ndodhi dhe me Dinamon kjo gjë. Mendoj që kemi bërë mirë me shanset e krijuara.
Kur ti kërkon që të jesh në manovrën që kërkon ti, është e vështirë pasi ka pika pasimi por nuk pa presion. Skuadra në disa raste shkëputet. Kur kemi ne topin në zotërim rrezik është rinisja e kundërshtarit. Kjo është një panoramë që pas ndeshjes nuk je shumë i qartë. Hasani është një nga lojtarët tonë më të rëndësishëm. Nuk e di si do të rrjedhin gjërat, ndoshta merkato është mbyllur dhe Hasani do të jetë pjesë e jona. Po të kapësh statistikat që kur kam qenë me Tiranën nuk kemi statistika minus. Por është fillimi. Unë e kam thënë që nuk e njohim kundërshtarin dhe në pjesën e dytë ne i morëm masat. Kam dëshirë ti fitoj ndeshjet 2-0 dhe jo nga 4-3. I kam thënë ekipit që portierin tonë kundërshtarët duhet ta shohin me dylbi”