Teuta-Tirana 2-2 Fili p’ 10′, Gjinollari 20′ / Hasani 3′, Najdovski 60′
Teuta dhe Tirana kanë barazuar me shifrat 2-2 në javën e dytë të Superiores. Bardheblutë kaluan të parët në avantazh me anë të Hasanit në minutën e 3, por Fili barazoi 7 minuta më vonë nga penalltia.
Gjinollari përmbysi Tiranën pak minuta më vonë, ndërsa pjesa e parë u ndërpre për disa minuta nga mungesa e energjisë elektrike. Në pjesën e dytë Tirana barazoi me Najdovskin dhe doli me barazim, por Teuta konfirmohet edhe njëherë tjetër si “mace e zezë” për bardheblutë. /Sport Ekspres/
TEUTA: Dema, Jazxhi, Iljazi, Kotobelli, Gjinollari, Kruja, Beqja, Arifi, Demirçani, Peposhi, Fili.
TIRANA: Lika, Najdovski, Hoxhallari, Përgjoni, Doka, Jonuzi, Hila, Deliu, Latifi, Abazaj, Hasani.