Kur mishi të bëhet kokërr, kur çdo notë është e intonuar në perfeksion, kur fjalët nisin të dalin nga thellësia e zemrës dhe jo nga goja (këndon zemra), kur edhe kryeministri i vendit rri dhe vështron i pafuqishëm sesi futbolli i ka bashkuar shqiptarët ndërsa politika ka dështuar me sukses në çdo moment…
Uffff, këta djemë janë zëri dhe shpirti i çdo shqiptari. Nuk është Broja, as Uzuni dhe as Asani. Me këtë lojtar të 12, askush nuk na mposht dot më pas Polonisë, do të regjistrojmë 0 humbje më pas. Emocion për zemra të forta