Nëse nga ekipet e shqiptarëve ishte vetëm Ballkani që kaloi më tej, nga lojtarët e Shqipërisë kishte jo pak suksese në ndeshjet e Play Off. Arbnor Muja arriti që të kalonte në grupet e Champions League.
Qazim Laci arriti që të kalonte në Europa League mes dramës teksa pas humbjes 3-1 në ndeshjen e parë nga Dinamo Zagreb, përmbysën gjithçka me Spartan e Pragës në shifrat 4-1. Ndërkohë sukses të madh arriti edhe Legia e Varshavës.
Kjo skuadër barazoi 1-1 me Midtyjlland dhe fitoi nga ruleta ruse, atje ku u tregua më e saktë se kundërshtari. Penalltia e dytë iu besua Ernest Mucit që e gënjeu bukur portierin e Midtjylland me një lëvizje, duke kontribuar sadopak në dërgimin në grupet e Conference League. /Sport Ekspres/