Struga nuk mundi të shkonte më larg se sa faza “play off” e Ligës së Konferencës. Kampionët e Maqedonisë së Veriut janë larguar me kokën lart nga ky kompeticion. Skuadra shqiptarë është mposhtur me rezultatin minimal 1-0 nga Breidabliku, i cili po me të njëjtin rezultat fitoi edhe përballjen e parë.
Goli i vetëm i takimit u shënua që në minutën e 3-të, kur Einarsoni tundi rrjetën e Strugës. Pavarësisht faktit se shanset për një vend në grupet e Ligës së Konferencës ishin të mëdha për struganët, mbërritja deri në fazën “play off” është një sukses i jashtëzakonshëm për këtë klub. Shpëtim Duro ka shkruar historinë me Strugën, pasi arriti t’i dërgonte vetëm një hap larg grupeve që në pjesëmarrjen e tyre të parë në kompeticionet e UEFA-s./Halit Delibashi-Sport Ekspres/