Marvin Cuni ka debutuar në Serinë A kundër Napolit. Talenti shqiptar erdhi nga liga e tretë e futbollit gjerman dhe shumëkush mendoi se do të donte kohën e tij deri në momentin që të aktivizohej në elitën e futbollit italian.
Por nuk ndodhi kështu teksa që në ndeshjen e parë, Cuni e nisi si titullar. Prova e parë ndaj Napolit ishte e vështirë dhe talenti shqiptar nuk la gjurmë. Megjithatë sipas mediave italiane, trajneri i Frosinones beson shumë te ky lojtar dhe do ta nis nga minuta e parë me të edhe në ndeshjen e sotme kundër Atalantës. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/