“Kam 12 vite i larguar nga shtëpia, i thashë babait se do t’ja dilja”, Ramadani ndihet i përmbushur: Serie A e kisha ëndërr fëmijërie

Ylber Ramadani përmbushi ëndrrën e tij të fëmijërisë. Mesfushori shqiptar debutoi në Serie A  me fanellën e Lecce-s. Lojtari 27-vjeçar ka treguar për “Daily Record” se nuk mund ta refuzonte ofertën nga klubi italian dhe menjëherë ia bëri të ditur drejtuesëve të Aberdeen-it se Serie A ishte ëndrra e tij. Ramadani nuk nguron të falenderoj klubin skocez, që e bëri të ndihet si në shtëpi dhe më pas i dha shansin të provonte veten në një nga ligat më të forta të Europës.

“Është një hap i madh për mua dhe më duhej ta bëja. Kur isha fëmijë, gjithmonë ëndërroja të luaja në një nga ligat më të mira në botë. Serie A është liga e dytë më e mirë në botë dhe për mua është një ëndërr e realizuar. I thashë babait tim që jam larguar nga shtëpia për 12 vjet dhe gjithmonë i kam thënë se do t’ia dilja. Kështu, kur lindi mundësia, më duhej t’i tregoja Dave Cormack (kryetar), Alan Burrows (shefi ekzekutiv) dhe Steven Gunn (drejtor sportiv) se duhej të lëvizja, sepse të luaja në Serinë A është ëndrra ime. Më duhet të falënderoj Aberdeen-in, sepse më dhanë këtë mundësi dhe lejuan që kjo të ndodhte”,  ka deklaruar Ylber Ramadani./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *