Milani është vënë në kërkim të sulmuesi në këto ditë të fundit të merkatos. Kuqezinjtë pëlqejnë profilin e Armando Brojën, për të cilin paraqitën një ofertë. Por në skenë del një tjetër sulmues. Bëhet fjalë për Luka Joviçin.
Sulmuesi serb është lënë jashtë listës së Fiorentinës për ndeshjet e fazës “play off’ të Ligës së Konferencës, çka shton më shumë zërat për një largim të tijin. Mediat italiane raportojnë se Fali Ramadani i ka ofruar Milanit Joviçin dhe po negocion për të arritur në një shtërngim duarsh. Mbetet për t’u parë nëse do të arrihet marrëveshja për trasferimin e Joviçit, i cili që pas dështimit me fanellën e Realit të Madridit nuk ka mundur të gjejë qendrueshmëri në karrierë. /Halit Delibashi-Sport Ekspres/