Milani e ka nisur me një fitore sezonin e ri të Serisë A. Kuqezinjtë kanë mposhtur Bolonjën me rezultatin 0-2. Ndeshja u vendos që në pjesën e parë për “djallin”. Oliver Zhiru zhbllokoi shifrat që në minutën e 11 të takimit, duke i dhënë shpejt epërsinë ekipit të tij.
Ndërkohë në minutën e 22-të u shënua edhe goli i dytë i ndeshjes. Këtë herë autorësia i takon Pulisiçit. Blerja e re e Milanit shënoi një super gol që në debutimin e tij në Serie A, duke premtuar se investimi i bërë për të ia vlejti./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
WHAT A STRIKE FROM PULISIC!!! CAPTAIN AMERICA?? pic.twitter.com/txpfb6utr5
— ? (@nemaccer) August 21, 2023