Keidi Bare mund të mos qendrojë gjatë në La Liga 2. Mesfushori shqiptar nuk është i pashitshëm për Espanjolin dhe po shqyrtojnë ofertat që kanë mbërritur për të. Mësohet se Rajo Vajekano po negocion për të blerë kartonin e lojtarit të Kombëtares kuqezi.
“Radio Marca” ka bërë me dije se palët janë afër një marrëveshjeje që kap shifrën e 1.5 milionë eurove. Keidi Bare do të kthehej kështu sërish në La Liga, ku do të gjente si shok skuadre një tjetër shqiptar, Ivan Balliun./Halit Delibashi-Sport Ekspres/