Stiven Shpendi bëri një kapërcim të madh në karrierën e tij, duke kaluar nga Seria C në Serinë A. Sulmuesi shqiptar tashmë është pjesë e Empolit, ekip me të cilin do të kërkojnë të lërë gjurmë në elitën e futbollit italian. Trajneri i klubit toskan ka deklaruar për mediat se Shpendi i ka të gjitha cilësitë për të qenë një futbollist i nivelit të lartë.
“E vetmja gjë që më shqetëson është pritshmëria rreth tij. Ne kemi bërë një investim të rëndësishëm për përmasat tona dhe ai ka gjithçka për të qenë një futbollist i nivelit të lartë, sepse kombinon shpejtësinë e madhe me teknikën e shkëlqyer dhe mbi të gjitha një vullnet dhe një uri që rrallë e shihni. Ai më ka bërë përshtypje që nga dita e parë, si jashtë fushës për përulësinë e tij dhe në fushë për atë se sa i gjallë është. Më kujton shumë Baldanzin, janë ato gjëra që kanë ata lojtarë të rinj që kanë një lloj perspektive”, ka thënë Paolo Zanetti./Halit Delibashi-Sport Ekspres/