Ernest Muci po kalon një formë shumë të mirë te Legia e Varshavës. Megjithatë në disa raste ish-lojtari i Tiranës i ka nisur takimet edhe nga stoli. Kështu ndodhi edhe ndaj Austrisë së Viennës në Conference League, por Muci hyri në fushë dhe ngushtoi shifrat në 1-2, duke i lënë ende shpresë kualifikimi polakëve.
Në Poloni janë të marrosur pas Mucit dhe një një podkast shihet qartë mendimi që ka ambienti i futbollit atje për lojtarin e Shqipërisë. “Ernest Muci është një futbollist i madh. Nuk ka kalkulime për të, është një nga ata lojtarë që mund të thuhet se të godet dhe kjo nuk është gënjeshtër. Për mua duhet të luajë nga minuta e parë. Nuk mund të ulet në stol kurrsesi në një formë të tillë”, thuhet në Poloni. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/
?? @matswiecicki o rewan?u Austria – Legia:
– Dla mnie Ernest Muci powinien gra? od pierwszej minuty. Mia? bardzo udan? wiosn?. Pan pi?karz na tle kolegów.
? O polskich klubach w pucharach mówimy w Pogadajmy o pi?ce ?? pic.twitter.com/3nU2Xj1k7y
— Meczyki.pl (@Meczykipl) August 13, 2023