Tim Civeja e ka nisur aventurën e re me një super gol te Saarbrucken. Mesfushori 21-vjeç që ishte pjesë e Augsburg kaloi te Saarbrucken, ekipi i Kategorisë së Tretë në Gjermani. Por Marvin Cuni e bëri hapin e madh në karrierë duke shkuar nga Saarbrucken te Frosinone i Serisë A.
Pra nëse Civeja do të shpërthejë në këtë ekip, do të ngjis edhe shkallët e karrierës. Në ditën e djeshme, Saarbrucken arriti të fitojë në Kupë ndaj Karlsruher, që është një kategori më lartë me shifrat 2-1. Goli i parë u realizua nga ana e Tim Civejës, që realizoi me koordinimin perfekt. Në ndeshjen e fundit që zhvilloi me Shqipërinë U-21, ky lojtar i la të gjithë pa fjalë me spektaklin që ofronte në mesfushë. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/