Arbnor Muja ka shënuar sot golin e tij të parë për këtë sezon. Sulmuesi shqiptar shënoi golin e 6 për Antwerp-in kundër Kortrijkut. Kronometri po numëronte minutën e 67 kur 24-vjeçari godet portën nga jashtë zone dhe realizon një perlë.
Muja ka zgjedhur të festojë me simbolin e shqiptarve, shqiponjën. Ndoshta një mesazh ky për ndeshjet e Kombëtares në muajin shtator, teksa lojtari pritet të jetë afrimi më i ri i kuqezinjve të drejtuar nga Sylvinho./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
ARBNOR MUJA WITH A GOLAZO FOR THE SIXTH!!!
?? @FootColic pic.twitter.com/zUlbgYY3eA— Football Report (@FootballReprt) August 11, 2023