Kampionati i Premier League do të fillojë këtë javë dhe Chelsea do ta nisë përballjen e parë kundër Liverpul. Por një lajm i keq vjen për tifozët e Shqipërisë. Armando Broja ka ngelur jashtë për këtë takim dhe nuk do të gjendet as në stol.
Sipas raportimit që vjen nga faqja zyrtare e Chelsea, sulmuesi shqiptar është në fazat e fundit të programit të rehabilitimit. Më pas pritet që Broja të jetë i gatshëm për t’u vendosur nën urdhërat e Pochetino. /Sport Ekspres/