Një lajm i keq vjen për mbrojtësin shqiptar të Notts County, Geraldo Bajrami. Futbollisti që ka qenë pjesë e Shpresave u dëmtua në përballjen kundër Lincoln City, e vlefshme për Carabao Cup. Dëmtimi në gju ishte i rëndë dhe koha e rikuperimit do të jetë e madhe.
Ishte vetë Notts County që njoftoi se Geraldo Bajrami e ka humbur sezonin 2023-2024, pa nisur ende mirë. Klubi shprehu mbështetjen e madhe për mbrojtësin shqiptar në këtë moment që është padyshim më i vështiri në karrierë. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/