Trajneri i Valmieras, Jurgis Kalns, ka folur në konferencën për shtyp para ndeshjes me Partizanin. Tekniku i ekipit letonez është shfaqur jo pak i frikësuar nga kundërshtari i tij në turin e tretë të Conference League. Madje Kalns u shpreh se Partizani është më mirë edhe se Olimpik Ljubjana, ekipi që e eliminoi Valmieran nga Champions League.
“Nuk ka ngjashmëri mes Olimpias dhe Partizanit sepse Partizani luan një futboll ndryshe nga Lubjana. Shumë më shpejt, me tranzicione dhe dyluftime. Ata përdorin shumë pasime diagonale dhe vertikale. Te Partizani kanë sulmues me shumë fizik, krosojnë shumë.
Ne duhet të mendojmë se si të sillemi me sulmuesit kryesorë të tyre, sepse ata janë të fortë. Mbrojtësit e të dy ekipeve kundërshtare të Partizanit, Bate Borisov dhe Andorrës u dërguan në të gjitha krahët dhe kjo është sfida më e madhe për ne.
Gjithsesi, unë mendoj se ata nuk dinë çfarë të presin prej nesh, ashtu si ne nuk dimë çfarë të presim prej tyre. Ekziston një ide për skuadrën, se si luan dhe çfarë lloj kundërsulmi duhet bërë, por do të duhet të tregohet në fushë. Është e vështirë të gjykosh nivelin dhe aftësinë e tyre ndaj dy kundërshtarëve të tyre të mëparshëm. Ekipi i Andorrës dukej goxha mirë ndaj Partizanit disa herë, por në fund Partizani ishte skuadra superiore. Loja nuk do të jetë e lehtë”, tha Kalns. /Sport Ekspres/