Arbitrat e Superiores kanë marrë një tjetër besim nga UEFA. Gjyqtarët shqiptarë do te gjykojnë përballjen e Hamrun kundër Ferencvaros.
Kjo ndeshje do të zhvillohet në Maltë dhe është e vlefshme për turin e tretë të Conference League. Eldorian Hamiti do të jetë kryesori, i ndihmuar nga Rejdi Avdo, Rejdi Zaimi dhe Andi Koçi. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/