Erion Veliaj i tregon Jose Mourinho-s skemën sesi do të luajë Partizani: Njihemi për bunkerin në mbrojtje, por këtë herë do të jemi në sulm, ta garantoj

Partizani do të ketë një miqësore luksi. Ashtu si edhe Egnatia që do të përballet me Interin, të kuqtë siguruan një përballje me një tjetër ekip të Serisë A si Roma. Në ndryshim nga Egnatia që do të luajë në transfertë, kampionët e Shqipërisë do të luajnë në Air Albania.

Së fundmi, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka paralajmëruar Jose Mourinho-n. Në një postim të fundit, Veliaj i tregon trajnerit portugez skemën e Zekic. “Jose, Shqipëria njihet për mbrojtjen e bunkerit, por këtë herë Partizani do të jetë sulmues, ta garantoj”, shkruan Veliaj. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *