Shënoi golin që ndihmoi ekipin të kualifikohej, Shpendi: I lumtur që e nisa ndeshjen e parë me gol

Çezena është kualifikuar në turin e dytë të Kupës së Italisë mbrëmjen e djeshme. Bardhezinjtë barazuan 2-2 kundër Entelëe, por u treguan më të saktë në ekzekutimin e 11 metërshave. Protagonist në këtë përballje ishte edhe Kristian Shpendi, i cili shënoi njërin prej golave të Çezenës. Sulmuesi shqiptar ka folur për mediat pas ndeshjes, ku ka shprehur lumturinë e tij që e nisi sezonin me gol. I pyetur në lidhje me largimin e vëllait të tij binjak drejt Empolit, Stiven Shpendit, Kristiani shprehet se do ta ndjekë vëllanë tij këtë sezon dhe se ndjen lumturi për transferimin e tij.

“Jam i lumtur që e nisa ndeshjen e parë zyrtare me gol. Përgjegjësia është pjesë e kësaj pune dhe unë jam i lumtur ta marr atë. Mund të kisha shënuar edhe një gol të dytë në pjesën e dytë, por e rëndësishme është që ia dolëm. Mungesa e Stivenit? Po e jetoj mirë faktin që nuk është aty. Do ta ndjek dhe jam i lumtur për të”, ka deklaruar Kristian Shpendi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *