Arbitrat e Superiores ishin në krye të detyrës për të vendosur drejtësi në ndeshjen mes Steauas dhe CSKA Sofia 1948. Kjo përballje ishte e vlefshme për turin e dytë të Conference League, me Steauan që arriti të kalonte më tej.
Juxhin Xhaja ishte arbitri kryesor i takimit, por si ndihmës i tij ishte edhe një arbitre e njohur për ne si Emanuela Rusta. Kjo e fundit ka marrë gjithë vëmendjen e rumunëve të Steauas. Të shumta kanë qenë mediat rumune që kanë shkruar për Emanuela Rustën duke vendosur në pah hijeshinë e saj.
Njëkohësisht kjo bukuri është vënë re edhe nga syri i kamerës teksa televizioni që po transmetonte ndeshjen e vendoste shpeshherë në plan të parë Emanuela Rustën, duke harruar për pak kohë ndeshjen. /Sport Ekspres/