VIDEO/ E papritur! Arbitri ndërpret ndeshjen pa nisur mirë, tifozët hedhin flakadanë dhe sende në fushë

E papritur ajo në ndodhi në “Air Albania“. Kur të gjithë prisnin sinjalizimin e arbitrit për të nisur ndeshjen, ky i fundit vendos të tërheqë sërish lojtarët në dhomën e zhveshjes. Shkak është bërë sjellja e tifozëve. Tifozët turq kanë hedhur flakadanë dhe sende në fushë, ndërsa nuk ka munguar as kundërpërgjigja e tifozëve bardheblu. Arbitri vendosi të ndërpriste takimin dhe të organizohej një mbledhje e zyrtarëve të UEFA-s./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *