Kaloi Eros Grezdën dhe Albers Kekon! I çmendi te Partizani në fazën përgatitore, klubi i zgjat kontratën vëllait të Kristi Kotes

Në fazën përgatitore që zhvilloi Partizani ishte Gjergji Kote që kaloi pritshmëritë e të gjithë drejtuesëve, duke lënë në hije Albers Kekon dhe Eros Grezdën. Vëllai i Kristi Kotes tregoi shumë nga potenciali i tij. Klubi e ka shpërblyer menjëherë duke i ofruar një kontratë 4-vjeçare. Një zgjidhje perfekte dhe për t’u përgëzuar kjo e Partizanit pasi 19-vjeçari mund të kthehet në një yll të madh.

“Partizani me kënaqësi njofton arritjen e marrëveshjes me Gjergji Koten. Mesfushori i talentuar ka nënshkruar me kampionët një kontratë 4 vjeçare, me opsion rinovimi edhe për një tjetër sezon. 18 vjeçari pas paraqitjeve mbreslënëse me ekipin U-19, tashmë është zyrtarisht edhe pjesë e ekipit të parë”, shkruhet në njoftim. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *