VIDEO/ Nga stjuardët, sigurimi dhe trajneri! Xhakomo Vrioni trajtohet si një yll i madh në MLS, të gjithë duartrokasin sulmuesin e Shqipërisë pasi u largua nga fusha

Xhakomo Vrioni ka luajtur një nga ndeshjet më të mira të karrierës së tij. Sulmuesi shqiptar shkëlqeu me tre gola kundër Atletico de San Luisit. Neë England Revolution fitoi me shifrat e thella 5-1 në përballjen e vlefshme për Leagues Cup, ndërsa Vrioni shënoi “hat trick”-un e parë në historinë e këtij kompeticioni. Lojtari shqiptar zhbllokoi shifrat në minutën e 15, duke hapur kështu festivalin e golave.

Kundërshtarët barazojnë 7 minuta më vonë, por po aq minuta zgjat edhe festa e tyre. Bou i jep sërish avantazhin Neë England Revolution-it, ndërsa në minutën e 32-të autogoli i Dominguez-it i çon shifrat në 3-1. Për të thelluar edhe më tepër fitoren mendon sërish Vrioni, i cili tund rrjetën e edhe dy herë të tjera (39′, 60′). Lojtari i Kombëtares kuqezi u largua nga fusha në minutën e 63, ku skena e ofruar ishte shumë e bukur. Nga stjuardët, sigurimi, lojtarët dhe trajneri i Neë England Revolution, të gjithë ishin duke duartrokitur Xhakomo Vrionin për ndeshjen e bërë, me buzëqeshjen që i shoqëronte në fytyrë. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *