Befasia e madhe në kualifikueset e Champions League-s vjen nga Lituania. Ekipi që eliminoi mes vështirësive Strugën e Shpëtim Duros ka surprizuar Galatasaray-n. Ballafaqimi i parë mes tyre ka përfunduar në baraspeshë 2-2, duke lënë çështjen e kualifikimit të hapur për në ndeshjen e kthimit në Stamboll.
Vendasit gjetët të parët rrugën e rrjetës me anë të Oyewusi-t në minutën e 47 të ndeshjes. Kampionët e Turqisë kundërpërgjigjen gjatë pjesës së dytë teksa me dy gola të shënuar në harkun kohor të 3 minutave (75′, 78) me autorë Bardakci-në dhe Dervisoglu-në. Kur turqit prisnin vërshëllimën e trefishtë për të festuar përmbysjen, Kazlauskas-i i ngrin buzëqeshjen. Zalgirisi tund rrjetën në minutën e 92-të dhe ndeshja përfundon në baraspeshë 2-2./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
?GOAL | Zalgiris 2-2 Galatasaray | Kazlauskas
?Champions Leaguepic.twitter.com/sjSvIC0LrZ
— VAR Tático (@vartatico) July 25, 2023